Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
I. INTERNETI DHE WORLD WIDE WEB


1. Ku u krijua World Wide Web dhe kush është krijues i tij ?
Webi lindi në CERN (Conseil Europeen pour la Recherche Nucleaire), në qendrën Evropiane për kërkime nukleare në Gjenevë të Zvicrrës. Krijuesi i Web-it është Tim Berners – Lee .

2. Me çfarë programi lexohen dokumentet nga Webi ?
Web dokumentet lexohen me program i cili quhet browser ose shfletues. Web broswerët pra janë programe që sherbejnë për të parë përmbajtjen e një web faqeje. Web broswerët më të njohur janë: Internet Explorer i cili është pjesë e sistemit operativ Windows, Mozilla Firefox, Netscape Navigator, Opera etj.

3. Ç’ shërbim ofron Internet Service Provider (ISP) ?
Kompanitë të cilat merren me ofrimin e sherbimeve të Internetit deri te shfrytëzuesi fundor (deri te shtëpia e klientit, lokali afarist etj.) quhen me një emër Internet Service Provider (shqip d.m.th. Ofrues të shërbimeve të Internetit) ose ISP.

4. Ç’është HTTP ?
HTTP (HyperText Transfer Protocol) është protokolli i cili përcakton se si do të realizohet komunikimi në mes të dy kompjuterëve, një web serveri dhe një brosweri.

5. Ç’është HTTP serveri ?
HTTP serveri është program i cili u përgjigjet kërkesave të klientëve dhe ua dërgon faqen e kërkuar.

6. Për se përdoret HTML (HyperText Markup Language)?
HTML (HyperText Markup Language) është një gjuhë e cila përdoret për prezentimin e përmbajtjeve hipertekstuale. HTML është sistem standard për kodimin e tekstit, që përbëhet nga bashkësia e simboleve të cilat insertohen në tekst për të përcaktuar formatin, strukturën dhe lidhjen e pjesëve përbërëse të tekstit.

7. Ç’shërbejnë etiketat e HTML ?
Etiketat (TAG) e HTML janë komponente të gjuhës HTML të cilat sherbejnë për të shënuar elementet e dokumentit HTML. HTML etiketa përbëhet nga simboli “<” , emri i etiketës dhe simboli “>” në mbyllje. Etiketat e HTML shkojnë në çift.

8. Ç’është lidhësja, linku ose hiperlinku ?
Pjesa e tekstit ose imazhi i cili lidh një dokument me një dokument tjetër quhet hipërlink ose link ,   lidhëse ose hipërlidhëse.

Detyrë: Të shkruhet një HTML dokument

II. MICROSOFT   FRONT PAGE

9. Si startohet Microsoft Front Page?
Microsoft Front Page startohet në këtë mënyrë: Start – All Programs – Microsoft Office – Microsoft Office Front Page 2003. Kuptohet startimi më i shpejt do të bëhej nëse pas instalimit
ikona e programit vendoset në Desktop. Ku për startim mjafton të klikojmë me maus mbi ikonën e programit ashtu siç edhe hapet ikonat e programeve të tjera.

10. Për çka përdoren opcionet e mënysë kryesore (nënmenytë) File, Edit, View, Insert, Format, Tools dhe Frames?
Menyja kryesore e programit Microsoft Front Page permban keto opcione:
Menyja File përdoret për punë me fajlla si dhe ka opcione që kanë të bëjnë me web faqe si edhe opcione që kanë të bëjnë me web site.
Menyja Edit shërben për kopjim, zhvendosje, ngjitje, kërkim, zëvendësim, pozicionim të përmbajtjes etj.
Menyja View përmbledh një grup opcionesh që kanë të bëjnë me dukjen e web faqes dhe web site–it dhe organizimit të tij, si dhe me dukjen dhe organizimin e hapësirës punuese të programit.
Menyja Insert   shërben për të futur në web faqet e web site-it elemente të ndryshme si figura, hiperlinqe, formularë, tabela me baza të të dhënave.
Menyja Format shërben për të përcaktuar formatin e elementeve të web faqes. Përmes kësaj menye mund të ndërrohet fonti i tekstit, paraqitja e paragrafëve, e listave etj.
Menyja Tools shërben për kontroll të gabimeve gjuhësore, krijim dhe editim të makrove, instalimin e shtesave, përcaktimin e parametrave të programit etj.
Menyja Tables shërben për të krijuar tabela të cilat përdoren për prezantim më të qartë të të dhënave.
Menyja Data shërben për të lidhur web faqen me të dhëna që mund të jenë të burimeve të ndryshme, si dhe ofron kryerjen e manipulimeve me to.
Menyja Frames shërben për të krijuar apo për të fshirë korniza.

11. Si aktivizohen shiritat e veglave ?
Shiritat e veglave mund të aktivizohen ose të hiqen përmes menysë View dhe opcionit Toolbars të kësaj menye.

12. Ç’përmban një shirit i veglave ?
Një shirit i veglave përmban vegla të cilat kanë të bëjnë me një grup operacionesh ose me një lloj të objekteve.

13. Si aktivizohet dhe për çka përdoret menyja e kontestit?
Menyja e kontekstit është një meny që aktivizohet duke klikuar me tastin e djathë të mausit mbi tekstin, fajllin, figurën ose tabelën e caktuar, dhe që ofron operacione që mund të ekzekutohen mbi atë objekt. Përmbajtja e menysë së kontekstit për një fajll ndryshon nga përmbajtja e menysë së kontekstit për një figurë ose tabelë.


14. Si hapet një web faqe ekzistuese?
Hapja e web faqes ekzistuese bëhet duke klikuar në menynë File dhe duke e zgjedhur opcionin Open të kësaj menye ose duke e klikuar veglën Open në shiritin me vegla Standard.

15. Si aktivizohet Ndihma (Help) për Microsoft Front Page?
Aktivizimi i ndihmës në programin Microsoft Front Page bëhet përmes menysë Help e cila ofron mundësitë e saja për ndihmë shfrytëzuesit në lidhje me atë se si mund të kryejë operacione të caktuara.

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________



16. Si krijohet një web faqe e zbrazët ?
Krijimi i web faqes së zbarazët bëhet duke klikuar tek menyja File pastaj te opcioni New i kësaj menye, dhe pastaj në kornizën New që paraqitet në anën e djathë klikojmë tek Blank Page   i cili hap një faqe të zbrazët të cilën duhet ta plotësojmë.

17. Për çka shërbejnë shabllonet e faqeve (web page templates)?
Shabllonet e faqeve (web templates) përdoren për të ofruar disa forma të parapërcaktuara për krijimin e web faqeve. Shabllonet paraqiten nëse pas klikimit tek File pastaj tek New, në kornizën New në anën e djathtë klikojmë tek more page templates.

18. A mund të ndryshohet faqja e krijuar me ndihmën e shabllonit ?
Po. Web faqet e krijuara përmes shablloneve mund të përshtaten si edhe të ndryshohen.

19. Cilat janë arsyet për përdorimin e magjistarëve gjatë krijimit të një web faqeje?
Magjistarët për krijimin e web faqeve në   Microsoft Front Page përdoren për arsye që të lehtësojnë krijimin e web faqeve me përmbajtje të ndryshme.              

20. Cili operacion përdoret për zëvendësimin e tekstit ?
Zëvendësimi i tekstit bëhet me Edit – Replace , ose me tastierë me tastet Ctrl + H. Pastaj në kornizën Find what e shënojmë fjalën ose shkronjën që deshirojmë ta kërkojmë ndërsa në kornizën Replace with e shënojmë fjalën ose shkronjën ose fjalinë me të cilën deshirojmë që ta zëvendësojmë atë të shënuar në Find what.

21. Cila etiketë markon një   pjesë të tekstit si paragraf ?
Etiketat  

dhe

e markojnë një pjesë të tekstit si paragrafë.

22. Cili opcion i menysë hap dritaren për rregullimin e paragrafit ?
Ndarjen mes paragrafëve mund ta bëjmë edhe duke klikuar në menynë Format dhe duke e zgjedhur opcionin Paragraph, ku dritarja Paragraph e fituar me ketë rast na ofron shume mënyra të rregullimit të paragrafëve.

23. Cili program i Microsoft Office-it ruan përmbajtjet e kopjuara dhe të zhvendosura për bartje në një vend tjetër ?
Pakoja programore Microsoft Office e perdor Clipboard-in si ndermjetesues gjatë kopjimit dhe bartjes së teksteve të ndryshme.

24. Si e anulojmë efektin e një komande të ekzekutuar ?
Vegla Undo   përdoret për të anuluar punën apo efektin e fundit.

______________________________________________________________________________________________________________________________________________



25. Si mund të krijohet një web site i vogël ?
Krijimi i web site-it të ri mund të bëhet ashtu që së pari krijohen web faqet e web site – it dhe pastaj ato web faqe lidhen në mes vete me linqe (link). Kjo ka kuptim për web site – et e vogla dhe jo shumë komplekse.

26. Si hapet faqja me shabllone për krijimin e web site – it?
Për krijimin e web site – it përmes shablloneve së pari klikojmë në menynë File e pastaj opcionin New të kësaj menye, në kornizën New që paraqitet në anën e djathtë të hapësirës punuese, në seksionin New Web site të kësaj kornize duhet që të klikojmë tek More Web site templates   dhe kështu e fitojmë dritaren me shabllone Web Site Templates.

27. Në cilin folder i ruan zakonisht Microsoft Front Page web site –et e posakrijuara ?
Zakonisht Microsoft Front Page web site – et e posakrijuara i ruan në folderin My Documents\My Webs\mysiteX ku X është një numër .

28. Si e emëron Microsoft Front Page faqen e parë të web site – it të krijuar me ndihmën e shablloneve ?
Microsfot Front Page faqen e parë të krijuar përmes shablloneve e emëron index.htm ose default.html.

29. Për çka përdoren magjistarët e web site – ve ?
Magjistarët për krijimin e web site - ve përdoren për krijim më të lehtë më të shpejtë dhe me më sukses të web site – ve .

30. Kur mund të përdoret importimi i fajllave ?
Importimi i fajllave dhe folderëve mund të përdoret atëherë kur komponente të një web site – i përdoren në një web site tjetër. Importimi i fajllave dhe folderëve bëhet duke klikuar menynë File dhe opcioni Import i kësaj menye.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________





31. Cilat pamje ofron paneli i pamjeve për punë me një web faqe ?
Paneli i pamjeve ofron pra katër pamje në web faqen të cilën e punojmë. Këto janë pamjet Design, Split, Code dhe Preview.

32. Si mund të shihet lista e fajllave dhe e folderëve të një web site – i ?
Lista e fajllave dhe folderëve të një web site – it shihet nëse e aktivizojmë pamjen Folders të panelit të folderëve ose duke klikuar në menynë   View   dhe duke e zgjedhur opcionin Folders të kësaj menye.

33. Për çka shërben pamja Navigation ?
Pamja Navigation shërben që gjatë dizajnimit të web site – it të krijohet një strukturë e qartë logjike. Pamja Navigation tregon lidhjen reciproke të web faqeve të një web site – i .

34. Cili opcion i menysë kryesore shërben për të parë faqen në broswer ?
Për të parë faqen në browser shërben opcioni File – Preview in Browser i menysë kryesore.

35. Si fshihet një web faqe e web site – it në pamjen folders ?
Një web faqe e web site – it mund të fshihet nëse në pamjen Folders zgjedhim faqen që duam ta fshijmë dhe pastaj klikojmë në menynë Edit   dhe ne opcionin Delete të kësaj menye.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________



36. Cili opcion i menysë kryesore (nënmeny) përmbledh operacionet e formatizimit të web site – it ?
Operacionet kryesore për formatizimin e web site – it i përmbledh opcioni Format (menya Format) i menysë kryesore. Kryesisht këto opcione janë të përfshira në opcionin Font të kësaj menye.

37. Cilat janë formatizimet më të thjeshta ?
Formatizimet më të thjeshta me të cilat mund të fillojë çdo fillestar janë: fontet dhe formatet.

38. Cilat janë operacionet e shiritit të veglave Formatting?
Shiriti i veglave Formatting i përmban operacionet kryesore për formatizimin e web faqes. Veglat e shiritit Formatting ofrojnë mundësinë e ndryshimit të llojit, stilit madhësisë dhe ngjyrës së fontit, theksimin , pjerrtësimin, nënvizimin, dhëmbëzimin, formatizimin horizontal etj .

39. Për çka përdoret Format Painter ?
Format Painter ose vizatuesi i formatit   është një vegël e cila e lehtëson shumë formatizimin e tekstit. Nëse një pjesë e tekstit e ka formatin që deshirojmë ta aplikojmë në një pjesë tjetër të tekstit atëherë formatin e saj e kopjojmë përmes veglës Format Painter. Dhe pastaj klikojmë në tekstin që dëshirojmë ta merr formatin e caktuar.

40. Për çka aplikohen temat ?
Temat (Themes) përdoren për të përcaktuar një temë për të gjitha faqet web site – it. Dritarja e temave hapet duke klikuar në menynë Format dhe duke e zgjedhur opcionin Themes.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________



41. Cili opcion i menysë kryesore përdoret për insertimin e figurave në web faqe ?
Insertimi i figurave në web faqe bëhet përmes menysë Insert dhe opcionit Picture të kësaj menye, i cili ofron disa nënopcione për insertim të figurave (fotografive).

42. Për çfarë arsye përdoret figura miniaturale ?
Figurat miniaturale (Thumbnail) përdoren për arsye se e shpejtojnë paraqitjen e web faqes. Fotografitë e mëdha e ngadalësojnë hapjen e web faqes, prandaj krijimi i një figure të zvogluar të fotografisë origjinale do të shpejtoj paraqitjen e web faqes. Figura miniaturale mund të krijohet përmes shiritit të veglave për figura Pictures me veglën   Auto Thumbnail .

43. Çka duhet bërë për ti mundësuar shfrytëzuesit me lidhje të dobët në Internet dhe kartelë të dobët grafile që megjithatë të fitojë një përshtypje sa më të afërt për përmbajtjen e web site – it ?
Për të krijuar figurën alternative me rezolucion të dobët ose tekstin alternativ, në menynë e kontekstit e zgjedhim opcionin Picture Properties, dhe në dritaren e fituar me këtë rast Picture Properties e zgjedhim faqen e saj General dhe në seksioni Alternative representations zgjedhim Low- Ress për figurën alternative ose vertetojmë katrorin te Text për tekstin alternativ.

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________



44. Çka duhet të kemi parasysh gjatë planifikimit të web site – it ?
Gjatë planifikimit të web site – it duhet që të kemi parasysh kërkesat e porositësit të web site – it.

45. Çka është hiperlinku ?
Pjesa e tekstit ose imazhi i cili lidh një dokument me një dokument tjetër quhet hipërlink ose link ,   lidhëse ose hipërlidhëse.

46. Cilat janë cilësitë e butonit interaktiv ?
Butonat interaktivë kanë cilësi të shumta e ndër to edhe web faqja në të cilën ata tregojnë. Butoni interaktiv ka tri gjendje: 1. Kur mbi buton nuk është mausi, 2. Kur mbi buton është mausi por nuk është i shtypur tasti i majtë i tij, dhe 3. Kur butoni është i shtypur.

________________________________________________________________________________________________________________________________________________



47. Cili shirit i veglave përdoret për vizatimin e tabelave. Si aktivizohet ky shirit ?
Për vizatimin e tabelës përdoret shiriti i veglave Tables i cili aktivizohet përmes View – Toolbars   - Tables.

48. Si mund ta hapim dritaren e cilësive të tabelës ?
Dritarja e cilësive të tabelës hapet duke klikuar te menyja Table dhe pastaj te opcioni Insert Table i kesaj menyje.

49. Për çka përdoren tabelat për shtrirjen e faqes ?
Tabelat për shtrirjen e faqes (Layout tables) të cilat janë të shoqëruara nga qelizat për shtrirje (Layout cells) përdoren për të përcaktuar shtrirjen ose vendosjen e komponenteve në kuadër të web faqes ose thënë më thjeshtë për të përcaktuar shtrirjen e faqes (Page layout).

50. Cila vegël nga shiriti i veglave mund të përdoret për fshirjen e rreshtave dhe kolonave ?
Fshirja e qelizave, rreshtave dhe kolonave mund të bëhet me veglën Eraser   të shiritit me vegla Tables.


51. Për çka shërben ndarja e faqes në korniza ?
Faqja e ndarë në korniza apo siç quhet ndryshe faqja e kornizave (Frames Page) përdoret për të bërë prezantimin e web site–it në mënyrë më të kuptueshme. Faqja e kornizave ka shumë korniza dhe secila kornizë përmban një faqe të web site – it. Faqja e kornizave nuk ka përmbajtje të vetën ajo vetëm tregon se cila web faqe e web site – it do të paraqitet në kornizën përkatëse dhe çfarë do të jetë ky prezantim.

52. Për çka shërben butoni Set initial page ?
Butoni Set initial page shërben për të përcaktuar faqen fillestare për secilën kornizë. Shtimi i faqeve të reja në kornizë përmes butonit New Page.

53. A mund të shtohen ose largohen kornizat nga web faqja?
Kornizat mund të shtohen e poashtu edhe të largohen nga web faqja.

54. A e kanë të gjithë browserët të integruar përkrahjen për paraqitjen e kornizave ?
Po. Shumica e browserëve e kanë të integruar përkrahjen për paraqitjen e kornizave.

______________________________________________________________________________________________________________________________________________



55. Për çka shërbejnë formularët ?
Formularët shërbejnë për ti ofruar shfrytëzuesëve mundësinë për futjen e të dhënave të ndryshme, ruajtjen dhe azhurimin e tyre, në mënyrë më të lehtë , më të saktë dhe më të shpejtë.

56. Cili element i formularit shërben për zgjedhjen e njërit nga opcionet e mundshme ?
Elementi i formularit që shërben për zgjedhjen e njërit nga opcionet janë pullat opcionale. Shtimi i pullave ose tasteve të opcioneve bëhet përmes: Insert – Form – Option Button.

57. A përjashtojnë njëri – tjetrin katrorët për vërtetim?
Katrorët për vërtetim nuk e përjashtojnë njëri tjetrin.

58. Ku mund të ruhen të dhënat e futura në formular?
Të dhënat e futura në formular ruhen në një fajll në web server. Ky fajll zakonisht ndodhet në folderin _private të web site – it.

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________



59. Çka është stili ?
Stili paraqet një bashkësi të karakteristikave të formatit, të cilat identifikohen me një emër. Stilet mund të përdoren për gati të gjitha elementet e një web faqeje, përfshirë tekstin, figurat dhe tabelat.

60. Çfarë lloje të stilesh ekzistojnë në Microsoft Front Page ?
Programi Microsoft Front Page ofron një numër të madhë të llojeve të stileve siç janë: stilet e paragrafëve, stilet e karaktereve, stilet e tabelave etj.

61. Cilat përparësi ofron përdorimi i faqeve me stile kaskadike ?
Përdorimi i faqeve me stile kaskadike ofron shumë përparësi, por përparësia kryesore e tyre është se duke ndërruar një fletë kaskadike të stilit, mund të ndërrohet stili i të gjitha faqeve të web site-it, kjo e lehtëson dukshëm freskimin dhe mirëmbajtjen e web site – it.

62. Çfarë ekstensioni kanë fajllat e fletëve me stile kaskadike ?
Fleta me stile kaskadike (Cascading Style Sheet, CSS) është fajll me ekstensionin .css përmbajtja e të cilit është një bashkësi e instruksioneve, të cilat i tregojnë browserit, siç është Internet Exploreri se si ta prezantojë një element të HTML – së.

63. Cilat janë elementet e një instruksioni të faqeve me stile kaskadike ?
Instruksioni i faqeve me stile kaskadike përbëhet nga këto elemente: selektori (Selector) i cili i tregon browserit se për cilat elemente në faqe vlen rregulla e caktuar dhe bashkësia e cilësive (Properties).

64. Për çka përdoret opcioni i menysë Format - Style Sheet Links ?
Aplikimi i fletës me stile kaskadike ose lidhja e saj me web faqe bëhet përmes menysë Format dhe opcionit të saj Style Sheet Links.

____________________________________________________________________________________________________________________________________________




65. Për çka shërben pamja Tasks ?
Pamja Tasks shërben për të parë detyrat të gjitha detyrat që kanë të bëjnë me një web site.
Nënmenyja Tasks fitohet edhe përmes menysë kryesore duke klikuar: Edit – Tasks.

66. Çfarë prioriteti mund të ketë detyra ?
Detyra mund të ketë prioritet të lartë (High), mesatar (Medium), ose të ulët (Low), kjo cilësi e detyrës përcaktohet me butonet e opcioneve të kornizës Priority të dritares New Task.



67. Si ndërrohet statusi i detyrës ?
Pasi që të jetë kryer puna e paraparë me detyrë, detyra mund të markohet si e kryer (Completed). Në atë rast statusi i saj ndërron nga Not Started në Completed.

68. Për çka shërben opcioni Edit – Tasks – Show History?
Opcioni Edit – Tasks – Show History shërben për aktivizimin e historisë së punës, në rastet kur na nevojitet që të përcjellim historinë e kryerjes së detyrave.

69. Çka shkakton lidhja e detyrës me një fajll të web site –it të formatit .doc ?
Nëse lidhja e detyrës është me një fajll të Microsoft Word – it (fajll të formatit .doc), Start Task do të aktivizojë programin Microsoft Word me të cilin mund të filloni të punoni detyrën që është e parashtruar.

____________________________________________________________________________________________________________________________________________



70. Çka janë Web komponentët ?
Web komponentet janë objekte dinamike në web faqe të cilat kontrolohen dhe ekzekutohen kur faqja ruhet ose në disa raste ekzekutohet në web browser. Web komponentet njihen edhe si WebBot.

71. Çfarë lloje të Web komponentëve kemi ?
Kemi dy lloje të web komponenteve: Author – time komponenët dhe Browse – time komponentët.

72. Prej cilit opcion të mënysë mund të fillojë insertimi i web komponentëve ?
Insertimi i web komponenteve bëhet përmes opcionit Insert të menysë kryesore dhe nënopcionit Web Component   të saj.

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________



73. Çka është HTTP serveri ?
HTTP serveri është aplikacioni (programi) i cili u përgjigjet kërkesave të klientëve dhe ua dërgon faqen e kërkuar.

74. Tregoni emrat e disa HTTP serverëve ?
HTTP serverët më të njohur janë: Apache (prodhim i Open Source) dhe Internet Information Server (prodhim i Microsoftit).

75. Tregoni disa faktorë që ndikojnë në zgjedhjen e kompanisë në të cilën do ta vendosni web site – in ?
Zgjedhja e ofruesit të shërbimeve për web prezencë ose thënë më thjeshtë zgjedhja e hostit për web site –in e krijuar duhet të bëhet duke marrë parasysh disa faktorë siç janë: vlerësimi për rëndësine e përmbajtjeve të web site – it, vlerësimi për numrin e vizitorëve, teknologjitë e përdoruara për krijimin e web site -it, shpejtësia e lidhjes në Internet e kompanisë në të cilën hostohet web site-i, buxheti në dispozicion etj.

76. Çka janë fjalët kyçe dhe për çfarë arsye insertohen në web faqe ?
Fjalët kyçe (keywords) të web site – it janë fjalë të cilat insertohen në   web faqe sepse ndihmojnë që web site – i të gjendet më lehtë kur vizitorët bëjnë kërkime në web duke përdorur shërbime siç janë Google, MSN Search, Yahoo Search.

77. Çka konsiderohet web site lokal ,   e çka i larguar (remote) ?
Web site – i lokal (Local web site)është ai web site i cili na paraqitet dhe me të cilin punojmë në Microsoft Front Page. Web site i larguar (Remote web site) është web site – i destinacion., përkatësisht web site – i në të cilin e publikojmë web site – in tonë. Edhe web site i larguar mund të jetë i vendosur në hard diskun lokal ose në një server kudo në Internet.


78. Tregoni në menynë kryesore ku është opcioni për publikim të web site – it ?

Për publikimin e web site – ve përdoret opcioni File   i menysë kryesore dhe nënopcioni   Publish Site i tij. Ky opcion (File – Publish Site) e hap dritaren Remote Web Site Properties e cila i ka tri faqe. Faqja kryesore e kësaj dritare është Remote Web Site në të cilën përcaktohet tipi i serverit në të cilin do të publikohet web faqja dhe adresa e tij.
Transferin e web site – it e inicojmë me butonin Publish Web Site. Ky transfer mund të zgjasë një kohë varësisht nga madhësia e web site – it dhe shpejtësia e lidhjes.



Ju uroj suksese në testin e MATURËS ! ! !